E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma eliminohet nga Europa League

Një prej skuadrave më të mëdha në futbollin italian, Roma është përshëndetur nga gara e dytë më prestigjioze e futbollit evropian, Europa League, pasi nuk arriti të shënojë fitore ndaj Slovan Bratislavas në Olimpico.

Një gol i Perrotas në pjesën e parë nuk mjaftoi, pasi Peter Stepanovsky barazoi për 1-1 në pjesën e dytë duke bërë që Slovan Bratislava të kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

Nga Europa League u eliminua edhe Sochaux që në shtëpi pësoi humbje prej 4-0 nga Metalist Kharkov, kurse Sevilla barazoi 1-1 me Hannoverin, që nuk u mjaftoi për t`u kualifikuar tutje pas disfatës së pësuar në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›