E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Këshilli bashkiak miraton shndërrimin e Vllaznisë në SH.A

Këshilli bashkiak i Shkodrës ka miratuar sot shndërrimin e ekipit të futbollit të Vllaznisë në shoqëri aksionere.
 

Ndryshimi i statusit të skuadrave të superligës është kusht nga Federata Shqiptare e Futbollit për regjistrimin në sezonin e ri 2011-2012.
 

Tashmë është çdo gjë gati që Vllaznia të licensohet nga FSHF-ja për sezonin e ri.
 

Pak ditë më parë dha dorëheqjen trajneri i ekipit të Vllaznisë Valter Fushaj dhe tashmë bashkia e Shkodrës ka marrë adminstrimin e skuadrës.
 

FSHF-ja ka vendosur që deri në 31 gusht të gjitha skuadrat duhet të ndryshojnë statusin dhe të kenë çdo gjë në rregull për sezonin e ri.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›