E Diel, 1 Nëntor 2026

Montezemolo Schumi gjithnje ne zemrat tona

“Michael ka qenë një prej protagonistëve kryesorë të historisë së gjatë të Ferrarit. Do të mbetet gjithnjë në zemrat e të gjithë tifozëve të kokëkuqes”.

Në këtë mënyrë Luca di Montezemolo, president i skuderisë së Maranelos, ka folur për  Michael Schumacher.

Piloti gjerman do të festojë të dielën në Belgjikë 20 vjetorin në pistën e Formula 1.

Më 25 gusht 1991, Schumacher debutoi pikërisht në pistën e Spa-Francochamps.

“Në emër të gjithë Ferrari dua ta falenderojë për gjithçka që na ka dhënë – shton Montezemolo – dhe i urojmë përvjetorin e tij të 20 në sportin më të bukur të botës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›