Roma kërkon shërbimet e Robbenin

Edhe pse pjesën më të madhe të afatit kalimtar Roma nuk ishte aktive në merkato për shkak të vështirësive financiare, duket se Giallorossët dëshirojnë të ndërhyjnë për të fituar shërbimet e anësorit të Real Madridit, Arjen Robben. "Corriere dello Sport" shkruan se derisa kryeqytetasit po mundohen të bindin sulmuesin argjentinas Julio Cruz të transferohet në Olimpico, ata njëkohësisht dëshirojnë të dinë edhe për disponueshmërinë e mesfushorit holandez.
Sipas të gjitha gjasave, Roma do të tentojë të huazojë Robbenin duke qenë se nuk mund të grumbullojnë para për blerjen e tij, por njëkohësisht problematike mbetet edhe paga e holandezit, e cila është pesë milionë euro për sezon.