Roma kërkon shërbimet e sulmuesit brazilianin Fred
Romë (Start)- Verdhekuqtë e Romës kanë shfaqur interesimin e tyre për sulmuesin Brazilian të Lionit, Fred. Futbollistit i është duke skaduar kontrata tek kampionët e Francës, dhe kjo ka ngjallur interesimin e disa klubeve në Europe. Më konkrete për këtë lëvizje janë skuadrat e Romës dhe Olimpikut të Marsejës.
“Janë të interesuara disa klube,-shprehet futbollisti për L’Equipe, -por në përparësitë e mia është Lioni. Nuk kam folur, as me trajnerin, as me drejtuesit e tjerë të skuadrës, e rëndësishme është që unë të luaj mirë, dhe të konsiderohem i rëndësishëm këtu”.