E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firentina nuk shkon dot përtej barazimit me Bajernin

Firence (Start)- Ekipi i Fiorentinës nuk ka arritur dot fitoren përballë kampionëve të Gjermanisë, Bajernit të Mynihut. Dëshira e madhe e vjollcëve për të fituar takimin nuk ka mjaftuar përballë madhështisë së Bavarezve.

Skuadra e Prandelit për të kaluar në turin tjetër, duhej të arrintë tek fitorja me çdo kusht. Matematikisht italianët mbeten ende në lojë, por misioni i tyre për më tej duket i vështirë. Ata duhet të marrin maksimumin në dy ndeshjet e radhës, dhe të presin një fitore të gjermanëve përballë francezëve të Lionit në ndeshjen e fundit.

Fiorentina e filloi ndeshjen e mbrëmshe në sulm drejt portës së gjermanëve, dhe pas disa aksioneve, në minutën e 11’ Adrian Mutu do të shënonte një gol të shkëlqyer. Me këtë avantazh vjollcët e dirigjojnë mirë pjesën e parë, duke rrezikuar edhe disa herë të tjera me Xhilardinon.

Në pjesën e dytë Brovski do të shuante shpresat e italianëve për një fitore, duke barazuar rezultatin e vendosur në pjesën e parë. Kështu Fiorentina nuk arrin dot as këtë herë të marrë një fitore, që ndoshta do t’ia lehtësonte disi misionin për vazhdimin e rrugës në Ligën e Kampioneve.

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Lioni ka fituar 2-0 me Steuan e Bukureshtit, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve, njëlloj me Bajernin në vendin e parë. Fiorentina e treta me 3 pikë, dhe Steua në vendin e fundit me 1 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›