“Bernabeu” nderon në këmbë Aleks del Pieron
Madrid (Start)- Juventusit i ka mjaftuar vetëm Aleks del Piero për të arritur fitoren e tij pas 46 vjetësh në Madrid. Mbrëmja e djeshme ka qenë fantastike për kapitenin bardhezi, i cili me dy gola të shkëlqyer ka hedhur në tapet Realin e Madridit përpara syve të publikut të tij, dhe të ftuarit special, Diego Armando Maradona.
Fitorja e fundit e juventinëve në “Bernabeu” datonte në vitin e largët 1962, ndeshje të cilën Juventusi e fitonte me një gol të shënuar nga Sivori.
Në të 17’ Del Piero gjen korridorin e duhur pas një topi të dhënë nga Markioni, dhe hedh disa hapa përpara për goditur nga rreth 30 metra një top që portiere Kasiljas e sheh t’i shkundë rrjetën. Më pas krijohen disa raste nga të dyja skuadrat por pa arritur dot të shënojnë. Kështu mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Juves 1-0.
E dyta do të gjejë Realin më kërkues, por goli i pësuar ndikoi keq psikologjikisht tek madrilenët. Për të arritur në momentin më kulminant, Aleks del Piero duhet të ekzekutonte një goditje dënimi nga jashtë zone, dhe të linte të palëvizur nga vendi portierin spanjoll. 2-0 dhe bardhezinjtë duket se e zgjidhën takimin.
Ranieri mendon të zëvëndësojë njeriun e mbrëmjes përpara se gjyqtari të sinjalizojë përfundimin, dhe i gjithë “Bernabeu” duartroket në këmbë Del Pieron.
Me këtë rezultat Juventusi siguron kualifikimin në grupin H, duke e udhëhqur atë me 10 pikë. Reali e ndjek me 6 pikë, Zeniti me fitoren e mbrëmshme arrin në 4 pikë, dhe Bate Borisov mbyll grupin me 2 pikë.