E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama qan në ditën e tij më të rëndësishme

Uashington (Start)-Kandidati demokrat për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka derdhur lot në ditën e tij më të rëndësishme ndoshta përsa i përket karierës. E teksa nga njëra anë ishte fokusuar mbi ecurinë e zgjedhjeve, lajmi i vdekjes së gjyshes së tij Madelen Dunham, e ka mërzitur atë së tepërmi. Gjyshja e tij vdiq vetëm një ditë para zgjedhjeve. Obama, së bashku me motrën e tij Maja Soetoro-Ng, kanë dalë në një konferencë për shtyp ku kanë bërë të ditur lajmin e hidhur të familjes së tyre. “bëjmë të ditur me hidhërim të thellë se kemi humbur gjyshen tonë, pas kancerit nga i cili ajo vuante prej kohësh. Ajo ishte një grua e fortë dhe themel i familjes tonë”, thanë ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›