E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Bajerni, vetëm barazim ndaj Hofenhaimit

GJERMANI- Bajerni frenon arratinë dhe kjo përbën lajm tashmë në Gjermani. Në javën e tetë, bavarezët e Jup Hejnkes nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Hofenhaimit, në transfertë.

Një rezultat që favorizon Verder Bremenin, që të dielën luan në transfertë ndaj Hanoverit. Ndeshja ndaj Hofenhaim ka qenë një barazi totale mes dy skuadrave, kjo edhe për shkak të një lodhjeje të shfaqur te futbollistët e Bajernit.

Në fund, asnjë sekondë shtesë nga gjyqtari, një gjë e rrallë kjo në futbollin e sotëm. Ndërkohë, në takimet e tjera spikat rikthimi te fitorja për Borusia Dortmund, e cila mposhti 4-0 Augsburgun. Fitore e rëndësishme dhe për Bajer Leverkusen ndaj Volfsburgut, në shifrat 3-1. Ndërkohë, Nuremberg e Mainz barazuan 3-3 mes tyre.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›