E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma në seri, Genoa "në zi"

Roma ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë. Skuadra e udhëhequr nga Andreazzoli e mposhti skuadrën e Genoas me rezultat 3 me 1.

Totti në minutën e 16 realizoj për 1 me 0 nga penalltia. Në minutën e 42 barazoj Boriello poashtu nga penalltia duke shënuar gol kundër ish skuadrës së tij.

Roma në pjesën e dytë arriti të largoj dilemat e fituesit duke shënuar edhe 2 herë. I riu Romagnoli shënoj gol me kokë në minutën e 58 për 2 me 1. Për 3 me 1 realizoj Perrota në minutën e 88 të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Roma ngritet në pozitën e shtatë në tabelë me 43 pikë të tubuara duke mbetur me shpresë për një vend që dërgon në Ligën e Kampiomëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›