Disa fustane verore

Gjatë një ndeje të organizuar në Londër si pasojë e hapjes së një dyqani të ri të Swarovskit, ndër mysafirët ishin emra të njohur që lanë mbresa me fustanet verore, të cilët duhet t’i ketë çdo admiruese e modës gjatë kësaj vere.
Largoni teshat me ngjyra të errëta dhe harroni pantallonat, së paku për një kohë, ndërsa zgjidhni njërin nga fustanet verore, ku do të dukeni të parezistueshme dhe që këtë verë do të jenë hit i vërtetë! Gjatë një ndeje të organizuar në Londër si pasojë e hapjes së një dyqani të ri të Swarovskit, ndër mysafirët ishin emra të njohur që lanë mbresa me fustanet verore, të cilët duhet t’i ketë çdo admiruese e modës gjatë kësaj vere.
Janë të shumtë emrat e femrave të famshme që ndjekin trendët e modës, ndërsa disa prej tyre ishin të pranishme në ndejën që përmendëm, ndërsa është vështirë të thuhet se cila ka dominuar falë fustaneve të cilat pritet të barten nga të gjithë në ditë te nxehta. Për më shumë, goditje e qëlluar është modeli asimetrik, i shkurtë, i ngushtë dhe shumëngjyrësh.