E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma përmbys rezultatin ndaj Sienës

Klaudio Ranieri ka filluar me fitore debutimin e tij në stolin e trajnerit të Romës, pasi ekipi nga kryeqyteti italian u rikthye nga disavantazhi minimal prej 1-0 në pjesë të parë, për të fituar në fund të ndeshjes me rezultat 2-1. Vendasit kaluan në epërsi pas 26 minutash lojë me anë Massimo Maccarone, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë.
Ndryshe nga e para, pjesa e dytë ishte në favor të mysafirëve, që barazuan me anë Phelippe Mexes në minutën e 72-të.
Që nga minuta e 78-të vendasit mbetëm me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Paul Kodrea, të cilën përparësi e shfrytëzuan romakët që shënuan golin e fitores me anë të John Arne Riise, dy minuta para fundit të kohës së rregullt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›