E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Juventusi, dëmtohet Diego

Juves i mjaftojnë 20 minutat e fundit të takimit për të vijuar sreinë e fitoreve dhe për të ndërprerë atë të Lacios.
Vendasit u mbrojtën mirë në pjesën e parë, madje në disa raste e vunë në vështirësi portën e Bufonit.

Në minutën e 72-të, mbrojtësi uruguajan i ardhur gjatë merkatos së verës nga Barcelona, Martin Kaceres, kaloi “Zonjën” në avantazh, duke shënuar golin e parë personal me fanellën bardhezi.

Shënon edhe David Trezege në minutën e fundit të ndeshjes, duke u zhbllokuar pas një periudhe të gjatë pa shënuar.

Por fitorja e djeshme ka patur një çmim të lartë për bardhezinjtë. Dy prej afrimeve më të rëndësishme gjatë verës, Diego dhe fabio Groso janë dëmtuar gjatë sfidës në “Olimpiko”, duke dalë nga fusha e lojës. Për ta do të jepen përgjigje më konkrete pasi të kryhen analiza më të hollësishme.

Lacio 0 - 2 Juventus

Lacio (4-3-1-2): Muslera 6,5; Lichtsteiner 5, Diakité 7, Siviglia 6, Kolarov 7; Dabo 6 (23' pd S. Inzaghi 6), Baronio 6, Mauri 6; Matuzalem 6; Foggia 6,5 (35' pd Eliseu), Cruz 6. Tr. Ballardini

Juventus (4-3-1-2): Buffon 7; Caceres 6,5, Legrottaglie 5,5, Chiellini 7, Grosso 5,5 (42' pd Molinaro); Camoranesi 6 (24' pd Tiago 6), Felipe Melo 6, Marchisio 7; Diego 5,5 (45' pp Giovinco 6,5); Amauri 6,5, Trezeguet 6. Tr. Ferrara

Arbitër: Gervasoni

Shënues: 27' pd Caceres (J), 49' pd Trezeguet (J)

Kartonë të verdhë: Legrottaglie (J), Felipe Melo (J), Caceres (J), Amauri (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›