E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinexhad: Jo bisedimeve për programin bërthamor

Teherani nuk do të zhvillojë negociata për të drejtat që i takojnë, sepse tashmë procesi nuklear është i mbyllur. Kështu ka deklaruar presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad. Teknologjia nukleare paqësore është një e drejtë e kombit Iranian- ka pohuar presidenti i vendit. Gjatë momentit që ambasadori i ri britanik në teheran po I dorëzonte letrat kredenciale. Ai edhe një herë theksoi se kombi Iranian nuk do të pranojë negociata për të drejtat legjitime. Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin deklaruar se donin ta përqëndronin mbi programin nuklear dialogun ndërmjet fuqive të mëdha dhe iranit. Por sërish presidenti i iranit, Mahmud Ahmadinexhad është rikthyer ne pozicionet fillestare për çështjen e armatimeve bërthamore, duke theksuar se Teherani nuk do zhvillojë negociata për të drejtat e veta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›