E Diel, 1 Nëntor 2026

Avionët izraelit shkelin zonën ajrore të Gazës

Gaza - Avionët e luftës të Izraelit pas 1 jave armëpushim ishin prapë në zonën ajrore të Gazës. Avionët luftarak izraelitë të tipit F-16 shkaktuan momente të tensionuara në veri e Gazës. Populli i frikësuar nga fillimi i sulmeve të reja u largua nga shtëpitë ndërsa shkollat, godinat publike dhe dyqanet u mbyllën.

Por, nga rajoni nuk kanë ardhur lajme për ndonjë bombardim. Izraeli gjatë 22 ditëve të bombardimeve ka vrarë më shumë se 1 mijë e 300 palestinezë ndër të cilëve 1/3 ishin fëmijë. Gjatë bombardimeve 4 mijë godina janë shembur dhe 20 mijë të tjera janë dëmtuar duke lënë kështu rreth 10 mijë persona pa strehë.

Nga ana tjetër Hamasi i propozoi Egjiptit që në vendkalimet kufitare të vendosen vëzhgues nga Evropa dhe Turqia. Zëdhënësi i Hamasit kërkoi nga presidenti Mahmud Abbas-i ti ndërpresin bisedimet paqësore me Izraelin sepse në të kundërtën midis grupeve palestinezëve nuk mund të arrihet një marrëveshje pajtuese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›