Mallorca mposht Valencian
Valencia është mposhtur në Ono Stadi si mysafir i Mallorcas me rezultat 3-1, dhe tash gjendet nëntëmbëdhjetë pikë prapa liderit të tabelës, Barcelona. Vendasit nga Mallorca e përfunduan takimin që në pjesën e parë, pasi që arritën të shënojnë tre gola. Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte Jose Manuel Jurado Marin, i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërsa një gol u shënua nga Josep Lluis Marti, të cilët ia sigurua tre pikët skuadrës vendase. Golin e parë Jurado e shënoi që në fillim të ndeshjes (8') duke ia dhënë avantazhin skuadrës vendase. Marti dyfishoi nga penalltia në minutën e 41-të. Ndërsa një minutë pas Jurado i dërgoi skuadrat në pushim me rezultatin 3-0 në favor të Mallorcas. Krejt çka bënë mysafirët nga Mestalla ishte një gol i nderit i shënuar nga Vicente (72').