Reali gati ofertën mbi 100 mln për Runin
Merkato
Emërimi i Zhoze Murinjos në pankinën e Realit të Madridit nuk i ka ndryshuar shumë ambiciet e merkatos madrilene. Sipas shtypit anglez, skuadra spanjolle është gati t’i ofrojë Mançester Junajtid një shifër pak sa të çmendur për Uejn Runin (24 vjeç): flitet për 95 milionë sterlina (mbi 100 milionë euro), që do të ishte edhe blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, duke lënë pas atë të Kristiano Ronaldos në sezonin e kaluar, i realizuar po në të njëjtin aks, Mançester-Madrid.
#