Romancieri Fernandez sot në Tiranë
“Porporino, o i misteri di Napoli”, i autorit Dominique Fernandez, prezantohet sot në orën 18.15 në Akademinë e Arteve. Pas pjesës koreografike “Gravitet”, që hapi mbrëmë stinën koncertore “Klasik”, Ambasada Franceze dhe Instituti Italian i Kulturës, organizojnë sot një mbrëmje letraro-muzikore. Romancieri dhe studiuesi francez Dominique Fernandez, italianist me famë ndërkombëtare, fitues i çmimeve “Medicis” dhe “Goncourt” është sot i pranishëm gjatë prezantimit të romanit të tij, ngjarjet e së cilit vendosen në Napolin e ‘700-ës. Duke i qëndruar kësaj atmosfere, Academia dei Solighi sjell muzikë të po kësaj periudhe. a.m