E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 40-vjeçarit, iu gjet 296 kg hashash

Gjirokastër- Transportonte me automjetin e tij një sasi prej 296 kilogramë mariuanë, por nuk ka mundur ta dorëzonte në destinacion, pasi është ndaluar nga policia. Sekuestrimi i lëndës narkotike është bërë nga policia e Gjirokastrës në kuadër të një operacioni të koduar me emrin “Fillimi”.

Sipas burimeve zyrtare të policisë bëhet e ditur se poseduesi i drogës ka qenë shtetasi

Petrit Telharaj, 40-vjeç, lindur dhe banues në Lagjen Nr 4, Tiranë.

“Ky shtetas udhëtonte nga Gjirokastra për në drejtim të Përmetit, me automjetin e tij tip Benz Furgon me targa TR 59 37 B, ku gjatë kontrollit në ambientet e brendshme të furgonit iu gjetën të mbuluara me arka të bananeve 8 çanta shpine ngjyrë të zezë, të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të presuar të llojit “Mariuanë”- thanë të njëjtat burime.

Nga kqyrja që iu bë çantave nga grupi hetimor rezultoi se në këto çanta kishte nga 296 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natribanme peshë 1 kilogramë secila, kubrenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar si“Mariuanë”. Gjithsej u konstatuan dhe u sekuestruan 296 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Mariuanë”

Operacioni u finalizua në mesnatë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, ku specialistët dhe Agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Polcisë së Qarkut Gjirokastër ndaluan drejtuesin e mjetit. Sipas tyre, për këtë operacion ishin marrë që më parë informacione në rrugë operative.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj vepre penaledhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. Pasi ende nuk dihet destinacioni dhe origjina e lëndës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›