E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romantizmi i zymte i Ridit

Romani i Ridvan Dibres autoportreti Ne kerkim te femijes se humbur hedhur ne qarkullim ne fund te 2010-s nje pasqyrim i panjohur i personalitetit nen hijen e diktatures. Nje raport me femijerine pa rrefim. Nuk ka asgje sekrete asgje psikologjike asgje per te zbuluar pervecse pasqyrimit real. Te thuash nje histori ne nje kohe ne nje moshe me nje bote tashme te kuptueshme psikologjike ku gjithcka eshte e zhveshur nga filozofia qendrimi i perceptuar intelektual - per Dibren duhet te kete qene puna me e veshtire

Ne cdo moshe mund ta plagosni e ta shperfillni femijen brenda jush por kurre nuk do te jeni ne gjendje ta vrisni ajo gjithe kohen pret rastin qe te hakmerret me harresen tuajhellip Ky raport me femijerine ne thenien e Franc Kafkes eshte nje lende romani por edhe te nje te shkuare si borxh ndaj personalitetit qe njeriu krijon ne nje marredhenie pasi zbulon psiken natyrale prej nga rrjedhin shume debate psikologjike. Si e shkuar dhe si histori. Kur kjo ndodh te rrefehet ne nje moshe qe shume shenja te se kaluares jane pjekur dhe vetedija mbetet vetem si zbrasje e domosdoshme sfida mund te jete vecse nje roman i shkruar.

Shkrimtari Ridvan Dibra e vendos kete gjendje si patologji krejtesisht e nevojshme e detyrueshme shpeshhere ne nje retro personale autoportret.

Ne romanin Ne kerkim te femijes se humbur hedhur ne qarkullim qe prej fundvitit 2010 zbardhja si e vertete e personalitetit bashke me historine eshte veshtrim tjeter edhe kjo me e panjohura deri tani ne letersine tone.

Ky gjykim vjen pasi ne keto vitet e fundit dalja e disa romaneve ne te njejtin kontekst femijerie ka krijuar nje harte te paimagjinueshme duke na kujtuar se rrefimet nisen heret aty nga rrjedh gjithe jeta e mepasme nga gjurmet e pavetedijes qe shperthejne ne strukture komunikimi shume vone. Dhe pasi zberthehet kjo harte femijerie menjehere merr vesh pse produkti letrar i prodhuar ne nje vend ne nje kontekst historik ka aq shume nevoje per fillimin si femijeri. Romanet jane Vezet e thellezave te Rudi Erebares Tenxherja e Agron Tufes Vajza me celes ne qafe e Lindita Arapit dhe se fundi hellipfemijeria e humbur e Ridvan Dibres. Kjo eshte e vetmja situate letrare ku lexohet e shkuara ne paralele marredheniesh qe kane munguar ne keta 20 vjet ne letersine tone. Secili prej tyre eshte rast surreal i ankthit dramatik tragjik romantizem i zymte fatalitet historik qe fshihen tek femija ne diktature - duke iu rikthyer arsyes se Kafkes se eshte koha qe femija brenda jush te hakmerret me harresen tuaj...

Pyetjet dhe dilemat qe vendosen te lexuesi pasi mbarohet romani i Dibres nuk jane aq argetuese sa cmund te veshtrohet historia ne to. Si duket per ta ndare kete reflektim nga nje roman tipik tradicional klasik shkrimtari ngre nje strukture te posacme fragmentare ku behet me vetedije lidhja me nje sindrome gati patologjike te sotme.

Perfundimi pas cdo copez jete pa renditje te domosdoshme eshte ura qe vendos Dibra me te shkuaren per te kuptuar pse shpesh rrjedhat perpihen si shkaqe emocionesh te te sotmes.

Librin e kane konsideruar me tregime. Por eshte roman keshtu e ka shkruar dhe autori ne krye. Megjithate eshte liber me tregime. Ne veten e pare me te cilen thuhen tregimet eshte vete autori. Madje dhe emrin e vet perdor ne gjithe historite Ridi shkurt nga Ridvan. Nuk eshte roman autobiografik nuk eshte rrefim. Nuk ka asgje sekrete asgje psikologjike asgje per te zbuluar pervecse pasqyrimit. Te thuash nje histori ne nje kohe ne nje moshe me nje bote tashme te kuptueshme psikologjike ku gjithcka eshte e zhveshur nga filozofia qendrimi i perceptuar intelektual - per Dibren duhet te kete qene puna me e veshtire.

Por njekohesisht vizualiteti i tregimit eshte besueshmeria qe i lihet ne dore lexuesit per te shijuar si ne ekran pa pasur nevoje reflektimin. Si duket shkrimtari detyren me te veshtire do tia lere kritikes historia e gjykimit qe vjen pas kesaj tabloje pasqyruese. Ridi eshte ne qender te tregimeve romanit prej tij marrim vesh ku jeton deri ne detaje rrugicat gardhet shtepite dritaret dritat e qytetit lagjja gjuha dialektihellip Krijohet ne miniature nje vend i vogel gjeografik ku perceptohet gjithe jeta e femijes. Te gjitha lojerat qe shpiken nga varferia mosdija injoranca zgjuarsia shpikjet instiktive zgjedhjet intuitive etj. Imazhi eshte as krijime natyrale lule kopsht fushe mal koder lumehellip por si sende te ngurta qe rrine ne vend sikur kane shekuj qe spreken sikur ashtu kane lindur ashtu jetojne dhe nuk dihet per sahellip E ardhmja mungon krejtesisht. Evolucioni fare. Nuk ka asnje zhvillim cdo gje eshte ne vend. Kjo kuptohet nga mosha e Ridit prej 4 vjec deri ne 7 vjec - kohe edhe kur shkruhet intensivisht romani e na thuhet historia tregimet.

Aq sa thote Ridi per veten aq ne mos me shume thote dhe per shokun e tij te ngushte Ilin qe jane ne te njejten moshe e ndajne mes tyre personalitete te ndryshme.

Historite qe tregohen jane krejt te zakonshme por te pabesueshme per sot Ridi me Ilin krijojne se bashku vizionin e librit. Shihen aq te lidhur me njeri-tjetrin sa rralle te ndodhe ne natyre femije - por kjo gjen shpjegim ne temperamentin e kundershtise qe krijon koha ku instinktivisht femija eshte rebeluesi i pare duke krijuar kunderboten.

Nevojen per tu rritur ose per te zbuluar te panjohuren Dibra e vendos qysh ne fillim te romanit ku Ridi nis te rremoje neper sende te ndaluara te te atit kur Ridi sheh me habi dhe kureshti mistike njerezit e perjashtuar nga rrugica si dervishi kur Ridit i ndalohet te kaloje kufirin pertej lagjes si arratisjet me Ilin drejt lumit te Bunes apo gjetja e vendeve te fshehta udhetimi rraskapites me vagonet e mallrave shtepia e shtrigave apo kinemaja e fshehte apo terrori psikologjik ne kampin e pioniereve etj. Jane te gjitha situata jashte kontekstit te se perditshmes se Ridit grumbullimi me cunat e lagjes ne sheshin e Xhamise se Vjeter dhe shpikjet e tyre feminore si shenje ekzistenciale pa dhene asnje arsye pse ndodhin Si puna e topit me lecka krijimi i balonave me letra lloj-lloj lojerat me druret e vjedhur lulevilet vjedhja e arrave dhe molleve ne kopshtin e Fanit apo lloj-lloj vjedhjesh te tjera apo te xhirot me biciklete derisa ne fund u mbetet tregimi i endrrave cili do te kishte pare endrren me te bukur. Ketu femijet gjenden te papergatitur ne zgjedhjen instiktive te fundit te dilemes perralla apo endrra cili eshte realiteti Perralla e treguar kur je zgjuar apo endrra jote qe sheh vete kur je ne gjume Kjo ben kulmin e vendosjes se personalitetit zgjimit te Ridit e Ilit dhe grupit te femijeve pa kuptuar ku jetojne vecse te jetuarit cfare u serviret. Prinderit jane gjithnje e me pak te pranishem vetem per detyra. Sistemi kuptohet shenjat dhe gjurmet jane kudo erresira e diktatures shoqeron gjithe librin absurdi eshte kaq surreal sa nuk ka nevoje te shpjegohet apo te ngrihen pyetje naive nga Ridi. Por e gjitha mjaftoi te tregohej Ne kamp aty ku femija sillet si ushtar i vogel i autoritetit te padukshem por thellesisht i dhunshem terrorizues per nga rregullat dhe urdhrat e pakundershtueshem. Ashpersia e tregimeve bash ne moshen kur pergatitet te zgjohet libidoja e femijes vendoset nga mesi i tregimeve si kurbature. Zgjimet jane ne fund te cdo tregimi ku ndihet shpesh clirimi ankthioz i shkrimtarit. Psikoza qe shoqeron cdo histori ben bashke reflektimin psikologjik si moshumbje kujtese dhe absorbimin dramatik te nje lende jetesore ku jane te varura fatet. Struktura antropologjike qe ndertojne tregimet e Dibres eshte per tu vezhguar si transformim deformim devijim e metamorfoze shpeshhere kafkiane. Kandrra kuptohet eshte gjithe erresira qe bie mbi lagjen e Ridit te jep imazhin sikur dielli aty nuk del asnjehere. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse Dibra vetiu nxjerr tregimin me akrepin se si vetehelmohet ne kushte izolimi mospasje shprese per ti ikur vdekjes se sigurt. Nderkohe qe kjo vdekje nuk eshte vecse sipas lojes se femijes nje rreth zjarri ku kandrra e zeze e kupton gjendjen dhe vendos vetevrasjen Si loje zjarri eshte jeta aty ne lagje ku femijet deri ne mbremje vone mblidhen me lojerat e tyre ne sheshin e Xhamise se Vjeter si shenje e paprekshmerise se lirise shpirterore. Ka ironi etnologjike ku Dibra vendos ngjarjet menyra e te jetuarit se si u krijua nje tradite e re e menyres se te jetuarit sa keto jane ende sindrome nga diktatura shpesh dhenia ne detaje ne pershkrimin e natyres llojet e luleve krijon ndjeshmeri mbi ndarjen me natyren harresen ndaj se bukures. Eumlshte nje lloj estetike rigoroze e disiplinuar ne disa tregime prej te cileve krijohet e bukura si ndjenje e harruar.

Ne roman nuk ka dhune por autoriteti i padukshem ndihet. Jeta skajshmerisht e varfer dallohet prej jetes se njejte kolektive. Shume vone Ridi njihet me te atin duke ua paraqitur keshtu edhe lexuesve. Asnje dialog me te vetem urdhra zbatim detyrash korrektesi orari. Asnje kembim mendimi vetem moral keshilla plot me mos dhe ndal. Eumlshte gati i njejti autoritet prinderor edhe sot. Diktati ne kete distance ndaj autoritetit te atit e ndajne Ridin nga bashkemoshataret e tij personazhi tani kuptohet si i plote jashte te kuptuarit autoportret. Ridi edhe pse femije cuditerisht eshte i vetedijshem per autoritetin perballe. Kjo gje ndodh edhe mes femijeve i forti autoritari i pakundershtueshmi i vendos ne rresht u jep urdhra ben ligjin i drejton i mbush me frike i ben tu shpetoje edhe cici ne breke nga frika. A ka liri Ridi

Ne sy te pare shpikjet e lira qe benin femijet ne diktature mund te duken si liri perballja me endrren ideja e vjedhjeve liria mbi kafshet e insektet ikja nga realiteti dredhite feminore zbulimi i te fshehtave kundershtite ndaj tabuve si ajo e motrave kurva ne shtepine e shtrigave balonat si loje me qiellin etj. Keto krijojne aq shume metafora jete si liri sa padyshim e linin menjane pergatitjen e intelektit por devijimit i pergjigjeshin me krijimin e nje rezistence te fshehte ne dukje veprim por se brendshmi shkaktonin tek femijet perjetim emocione dhe endrra. Kjo mund te konsiderohet jete e lire mu ne moshen per te cilen ngre autoportretin e Ridit shkrimtari Dibra. Ne kete moshe ndertohet dhe kunderomani dhe zbulohet antinjeriu ne diktature. Romani nuk rrefen nuk jep bote te brendshme a gjendje psikologjike. Krijon nje lloj marredhenie me sendet skajshmerisht te varfra te pamundura per tu imagjinuar por pasqyruar si e jetuar reale. Asnje parakusht per zhvillimin psikik te femijes as lodra cunash e as lodra gocash as teknologji per testim intelekti as stimulim intelekti sic mund te jete liria e te menduarit mbi librat - brishtesi totale ne tregimet Dibres mbi nje realitet tmerresisht te zymte por me atmosfere romantike. Kreativitet i detyruar prej femijesh te izoluar njelloj si ne nje ishull ku ndihet nevoja per te mbijetuar. Ne keto kushte edhe femijeria e Dibres si loder si jete si parapergatitje. Ndersa te gjitha veset vjedhja tinezia genjeshtra mashtrimi hipokrizia servilizmi mes femijeve jane burimi qe ushqehen tregimet nga diktatura pse keto mbesin ne kurriz te femijeve po jo me pak te rriturit si sjellje nga me te zakonshmet. Nuk ka asnje lloj morali a psikologjie per kete. Dibra na pasqyron realitetin femijerine e tij pa u rrefyer per boten e tij pa zbuluar pa thene te verteten si proces psikologjik per te pare rrjedhojen eshte nje portret i vendosur ne menyre fragmentare qe mbetet nje lloj diciture edhe sot per te. Kjo eshte psikologjia ne fakt e romanit Ne kerkim te femijes se humbur loja e tregimit qe ben shkrimtari duke eksperimentuar thjesht me boten me te mistershme te femijes. Ska te krahasuar mundimi i shkrimtarit per te pasqyruar me cilesi cfare citon Marsel Prust ne krye te librit se ata qe prodhojne vepra gjeniale nuk jane ata qe jetojne ne mjedisin me te zgjedhur ata qe dine te bejne bisedat me te kendshme qe kane kulturen me te gjere etj. por ata qe kane pasur aftesine te pushojne se ekzistuari per veten dhe ta bejne personalitetin e tyre si nje pasqyre ne menyre qe jeta e tyre sado medioker te paskesh qene nga pikepamja moderne madje ne nje kuptim edhe nga pikepamja intelektuale te pasqyrohet ne te mbasi gjenia ka te beje me aftesine e te pasqyruarit dhe jo me cilesine e asaj qe pasqyrohet. Kjo vlen per te kuptuar prej nga niset thelbi i tregimeve te Ridvan Dibres romani ndersa ngjashmeria rrefimtare eshte unike ne letersine e ketyre 20 viteve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›