Projektligji i ri financimi i shkolles do te vendoset edhe nga prinderit

Sipas projektligjit te ri te arsimit parauniversitar plani financiar i shkolles do te menaxhohet nga bordi i saj ku bejne pjese prinderit nxenesit mesuesit dhe pjesetare te komunitetit
Edhe prinderit do te vendosin se si do te menaxhohet buxheti i cdo shkolle nese miratohet dhe hyn ne fuqi projektligji i ri i arsimit parauniversitar qe eshte hartuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Ky projektligj ia ka lene te drejten e percaktimit te planit financiar te universitetit bordit te institucionit arsimor i cili perbehet nga prinder mesues nxenes dhe pjesetar te komunitetit perkates.
Bordi i institucionit arsimor eshte organ kolegjial qe perfaqeson interesat e nxenesve dhe prinderve te tyre ne institucionin arsimor dhe jep ndihmesen ne permiresimin e cilesise se sherbimit arsimor te institucionit. Cdo institucion arsimor publik ka nje bord te perbere nga prinder nxenes mesues nga pjesetare te komunitetit shkollor qe nuk jane prinder te nxenesve te shkolles dhe nga te tjere te perfshire ose te interesuar ne mbarevajtjen e shkolles. Numri i anetareve te bordit si edhe menyra e funksionimit dhe organizimit percaktohen me udhezim te ministrit ndash percaktohet ne nenin 37 te ketij projektligji.
Ne te njejtin nen bordit i jepen edhe kompetenca per miratimin e planit financiar mbikeqyrjen e tij si edhe sigurimin e fondeve shtese. Bordi i institucionit arsimor publik ka per detyre edhe te miratoje planin financiar te institucionit te mbikeqyre zbatimin e tij dhe te siguroje fonde financiare per institucionin ndash thuhet ne piken tre te nenit 37 te projektligjit.
Bordi ne fjale do te drejtohet ne cdo rast nga drejtori i shkolles apo i kopshtit perkates dhe ne te do te bejne pjese mesues te zgjedhur nga Keshilli Pedagogjik prinder te zgjedhur nga Keshilli i Prinderve nxenes mbi katermbedhjete vjec te zgjedhur nga qeverite studentore vetem ne gjimnaze si edhe perfaqesues te komunitetit te perzgjedhur nga njesite vendore qe nuk kane femijet e tyre ne keto shkolla.
Ne te njejtin projektligj percaktohet se financimi baze i shkollave do te vijoje te behet nga qeveria porse shkollat publike do te perfitojne nga njesia baze e qeverisjes vendore perkatese nje fond sipas formules per nxenes qe e perdor per riparime te vogla ose shpenzime te tjera te nevojshme fond ky qe perdoret sipas planifikimit te qeverise.
Nderkaq ministria vecon nga buxheti i shtetit nje fond grant shkollor per te cilin konkurrojne institucionet arsimore publike dhe qe perdoret per te permiresuar kushtet e te nxenit.
Deri me tani eshte vepruar me bord ne disa shkolla te vecanta te vendit te perzgjedhura per kete program pilot per te pare te mirat dhe problemet qe mund te haseshin. Duket se rezultati ishte pozitiv duke bere qe tashme sistemi i drejtimit me ane te bordeve te perhapet ne te gjitha shkollat e vendit gjithnje nese dhe ne castin kur projektligji i arsimit parauniversitar te miratohet dhe te kthehet ne ligj.