Akreditohet ALBCONSULT-2. Laboratori i pare ne vend per testimet e materialeve te ndertimit

Akreditohet ALBCONSULT-2 laboratori i pare privat per analizimin e materialeve te ndertimit. Siguria ne ndertimet e sotme eshte shume e vogel dhe kjo per shkak te moszbatimit te standardeve ne materialet e ndertimit. Zv.ministri Ernest Noka gjate akreditimit te laboratorit ALBCONSULT-2 deklaroi se tashme te gjitha subjektet private apo shteterore do te detyrohen qe te analizojne qendrueshmerine e materialeve te ndertimit. Forcim Softa kryetar i Shoqates se Inxhiniereve Projektues deklaroi se me ane te analizave ne laboratore te akredituar qendrueshmeria e ndertimeve prej termeteve apo elementeve te tjere do te jete atmosferike dhe do jete me e madhe. Detyrat e laboratoreve te akredituara eshte zbatimi i te gjitha standardeve evropiane jo vetem ne testimin e vetive fiziko-mekanike te betonit hekurit dhe cimentos por edhe testimin kundrejt durueshmerise se zjarrit dhe nga agjentet atmosferike.
Fushat e testimeve jane ato te betonit ne gjendje te ngurtesuar rezistenca ne shtypje apo ne terheqje me prova braziliane edhe rezistenca e betonit me metoda pa shkaterrim dhe ne gjendje te fresket - u shpreh z. Softa. Ndersa ne lidhje me cimento Portland ose ajo me shtesa apo me percaktimin e karakteristikave teknike per te siguruar cilesine e ndertimeve sipas kryetarit te Shoqates se Inxhiniereve Projektues duhet qe te behet rezistenca ne shtypje ne terheqje e perkulje dhe ndryshimi i vellimit te brumit te ngurtesuar. Kliente te ALB-CONSULT-2 jane 278 shoqeri ndertimi me shperndarje gjeografike ne te gjithe vendin dhe 20 individe te vecante te interesuar per te verifikuar cilesine e ndertimeve te realizuara. Projektimi i dozaturave te komponenteve perberese te betonit ne kompani te ndryshme ose sic flitet ne gjuhen teknike te perditshme Mix Design si p.sh ne Albeton5 shpk Ferro Beton shpk 3D shpk shpk Sina 98 shpk Salillari shpk Euroteorema Peqin shpk RIAR shpk Habilaj shpk Haveriku shpk REampAL shpk Ital Beton shpk etj duke arritur ne rreth 1milion msup3 betone te vendosura ne veper. Procesi i akreditimit te laboratorit eshte nisur ne muajin janar 2010 e ka vazhduar deri ne muajin dhjetor 2010 ku ne muajin nentor Drejtoria e pergjithshme e Akreditimit vendosi dhenien e Certifikates se Akreditimit. Ajo qe eshte vene ne dukje ne konferencen e mbajtur per kete akreditim eshte fakti i pasurimit te laboratorit me pajisje dhe makineri standarde e kushte teknike. Gjithashtu edhe te nje dokumentacion i pasur dhe plotesisht i nevojshem gjithcka ne sherbim te cilesise dhe sigurise se veprave te ndertimit.