E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka identifikuar dhe arrestuar dje një të dyshuar për vjedhje të rëndë, të kryer më 30 mars të sivjetshëm. Në mbrëmjen e asaj dite në rr.” Armand Pjerr Paillar” në Gjakovë, në shtëpinë e viktimës Sutki C.(1954), dyshohet se ai kishte vjedhur shumën e parave në vlera prej njëqindmijë eurosh dhe njëzetedymijë franga zviceranë, si dhe një sasi te arit, vlerën e të cilit nuk e kishte përcaktuar viktima.

Personi i mundshëm i dyshuar është shtetasi i Kosovës, Leonard K. (1975). Policia nuk ka gjetur ende asgjë nga sendet e vjedhura.

Të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor në afat prej 48 orësh.

Rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›