E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbatimi i marreveshjes CEFTA ne fokus te organizatave dhe te subjekteve te biznesit ne Shqiperi

Eksperti gjerman Oliver Rohrbach prej rreth dy vitesh eshte keshilltar ne Bashkimin e Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise. Si nje njohes i mire i ekonomise se rajonit por dhe ne rolin e ekspertit ne disa vende te botes ai mendon se CEFTA eshte nje instrument nxites per gjallerimin e tregtise se lire mes vendeve te rajonit. Nje faktor per rritjen e volumit te import-eksporteve mes 8 shteteve anetare duke dhene siguri per stadin e metejshem ne marredheniet mes tyre dhe BE-se. Rohrbach e pershkruan rajonin me nje potencial te madh ne sektoret e industrise tregtise turizmit energjetikes produkteve bujqesore etj. Si fusha ku vendet ballkanike mund te japin dhe te marrin nga njeri-tjetri te sillen si ne nje treg te vetem. Kjo krijon nje territor me dinamik dhe atraktiv per te afruar investitore dhe partnere nga BE-ja apo vende te tjera thote Oliver Rohrbach per DW-ne.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Oliver Rohrbach

Le te qendrojme tek sektori i koncesioneve. Jane shume te tilla ne Shqiperi. Kompanite shqiptare ne pjesen me te madhe nuk eshte se kane nevoje per burime financiare por u duhet ekspertize menaxhimi apo pajisje e makineri te specializuara per te konkretizuar aktivitetin koncesionar. Ketu roli i Bashkimit te Dhomave te Tregetise dhe Industrise eshte konkret per ti bere bashke keto veprimtari koncesionare me partnere nga vendet e rajonit te cilat aderojne dhe ne CEFTA por dhe me subjekte te interesuara nga BE-ja. Takimet qe zhvillohen ne menyre sistematike nga njeri vend i rajonit ne nje tjeter jane tryeza me e mire per te gjalleruar kooperimin per te adresuar tek qeverite dhe institucionet vendimarrese propozime dhe ide qe lirojne dhe lehtesojne gjithnje e me shume ne menyre te ndersjellta produktet kapitalet e sherbimet.

CEFTApartner i fuqishem per komunitetin vendas te biznesit

Pranvera Domi eshte kordinatore e CEFTA-s ne Bashkimin e Dhomave te Tregetise e Industrise se Shqiperise. Ajo shprehet se bashkimi eshte nje partner i fuqishem per komunitetin vendas te biznesit dhe per nxitjen e kooperimit me vendet e rajonit. Ne jemi te fokusuar ne veprimtari informuese dhe kualifikuese qe lidhen me eleminimin e barrierave tarifore njohjen nga subjektet e biznesit teprocedurave doganore dhe rregullat e origjines se mallrave thote Domi per DW-ne. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pranvera Domi Ajo i referohet dhe nje takimi rajonal qe u mbajt kohet e fundit ne Beograd Bashkimi i Dhomave te Tregetise dhe Industrise se Shqiperise kishte presidencen e radhes per grupin e punes per barrierat doganore ne rajon. U konstatua se fatmiresisht nuk ishin shfaqur probleme te reja perkundrazi u vleresua se problemet jane ulur. Sepse keto vende kane nisur tashme te mendojne ne nje menyre globale kur vjen puna per zbatimin e marreveshjeve te tregetise se lire mes tyre.

Liberalizmii vizave element pozitiv

Ende ne menyre dypaleshe apo shumepaleshe punohet per zgjidhjen e problemeve qe kane vendet fqinje shton Pranvera Domi Sic mund te permenden ato qe kane te bejne me eksportin e veres nga Mali i Zi ne Shqiperi qe jane ne procedura zgjidhje mes ministrive perkatese te te dy shteteve. Probleme te analizave fito-sanitare mes Serbise Maqedonise e Malit te Zi per te cilat jane bere letrat e zgjidhjes per te eliminuar barrierat. Ka dale gjithashtu problem se fundi dhe Republika e Moldavise qe aplikon regjim vizash me te gjitha vendet e rajonit.

Oliver Rohrbach mendon se edhe procesi i liberalizmit te vizave shikohet si nje element pozitiv ne rritjen e fluksit te kontakteve mes sipermarresve dhe zgjerimin e tregut te produkteve mallrave dhe sherbimeve mes Shqiperise dhe vendeve anetare te BE-se.

Le te kthehemi pas kur per kompanite shqiptare kishte veshtiresi ne realizmin e kontakteve me partneret nga vende te tjera. Problemet teknike dhe konsullore beheshin pengese ose vonese ne organizimin e veprimtarive dhe ne levizjen e pjesmarreve ne tryeza pune seminare panaire konferenca etj. Tani kjo konsiderohet e kapercyer ndaj dhe pritet te shoqerohet me shtim te kontakteve me jashte. Por pa harruar tri fazat e nevojshme te procesit zhvillimor se pari forcim te biznesit vendor me pas bashkepunim dhe kooperim rajonal per te krijuar bazen e nje marredhenie te qendrueshme te kontakteve dhe mes Shqiperise dhe shteteve te BE-se.

CEFTA Central European Free Trade Agreement si nje marreveshje e tregtise se lire perfshiu ne fillim te viteve 90 Polonine Hungarine ekine dhe Sllovakine. Me pas aty aderuan dhe vende te tjera evropiane. Nga viti 2007 pjestare te CEFTA-s qe ishin anetaresuar ne BE u larguan prej saj dhe ajo perfshin aktualisht tete vende jo anetare te BE-se Shqiperia Maqedonia Mali i Zi Serbia Bosnja dhe Hercegovina Kroacia Kosova dhe Moldavia.

Autor Arben Muka
Redaktor Pandeli Pani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›