E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitje të dherave në Apolloni, rrezikohet Muzeu

FIER- Rrëshqitja të shumta dheu po përfshijnë qytetin antik të Apolonisë, duke rrezikuar seriozisht objektet me vlera të mëdha muzeale.
Alarmi u dha sot nga Drejtori i Muzeut të Apolonisë, Marin Haxhimihali deklaroi se është ndaluar hyrja për vizitorët, pasi situata është në rrezik, ndërkohë që ka kërkuar ndihmë nga autoritetet për të penguar rrëshqitjet e mëdha të dherave.
Shkak i rrëshqitjeve janë bërë shirat e shumtë të rëndë gjatë ditëve të fundit.
Haxhimihali thekson se për këtë arsye situata mund të përkeqësohet edhe më shumë ndaj në Muze po zbatohet plani i emergjencës që planifikon evakuimin e sendeve te lëvizshme. “Do e kemi të vështirë për 8 statuja të mëdha që është shumë e vështirë të zhvendosen”, pohoi Haxhimihali.

Muzeu i Apolonisë është ndër më të vjetrit në vendin tonë, në të cilin ndodhet vepra të vjetra antike më shumë se dy mijë vjeçare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›