E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romë, shqiptari dhunon të dashurën për shtazaninë

Shkak ishte bërë shtatzënia që kishte pasur vajza shqiptare me të dashurin shqiptar. 36-vjeçari pasi e ka rrahur vajzën, e ka nxjerrë atë në dritaren e katit të tretë të një hoteli në Romë, në përpjekje për ta hedhur nga dritarja.

Vajza ishte katër muajshe shtatzënë dhe kishte pritur t’i thoshte lajmin e gëzuar ditën e Krishtlindjeve. Me sa duket lajmi jo vetëm që nuk ishte i gëzuar për shqiptarin, por i ka shkaktuar atij zemërim.

Pronarët e hotelit telefonuan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje duke shmangur një tragjedi të mundshme. Vajza 33-vjeçare u dërgua me urgjencë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk rrezikohet as jeta e foshnjës. /Start/

                                                                                             2011-12-26 13:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›