Fluks hyrjesh në Kakavijë, e daljesh në Morin

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë hyrë 4358 shtetas dhe 1288 automjete, ndërsa janë larguar për në shtetin helen 2088 shtetas shqiptarë.
Pala shqiptare punon me 6 sportele ne hyrje dhe 4 ne dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele ne hyrje dhe po kaq ne dalje. Sipas Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Kakavijë kanë hyrë rreth 30 për qind më shumë emigrantë për të festuar festat e fundviti me familjet e tyre. Ne harkun kohor të javës se fundit kane ardhur nga toka helene në atë shqiptare më shumë se 40 mijë emigrantë dhe 10 mijë automjete.
Edhe në pikën doganore të Morit në Kukës, ka pasur rritje të ndjeshme të udhëtarëve nga Shqipëria në drejtim të Kosovës. Shumë shqiptarë nga Kosova zgjedhin portin e Durrësit për t’u rikthyer në vendlindje, apo edhe aeroportin e Rinasit.
Në këtë pikë, punohet me katër sportele. Gjithashtu, për përshpejtimin e kontrollit, po bashkëpunohet mes policisë kufitare dhe doganës, gjë që ka eliminuar fenomenin e radhëve të gjata në mjediset e doganës.
“Gjatë 24 orëve të fundit kanë lëvizur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës 15551 shtetas me 3978 mjete të llojeve të ndryshme”, thanë burime zyrtare të policisë kufitare. Ndërkohë, fluksi i hyrjes në Shqipëri përmes kësaj dogane vazhdon me ritme normale. “Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova 985 shtetas me 562 mjete të llojeve të ndryshme”, pohojnë burime të policisë kufitare. /Start/
2011-12-26 15:49