E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga janari, etiketë e posaçme për çdo produkt ushqimore

Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, zhvilloi edhe sot monitorimin e tregjeve me shumicë në kryeqytet për të parë çmimet.

“Konsumatori dëshiron të dijë edhe prejardhjen e produktit, pra është produkt vendi apo importi. Kjo i shërben pa dyshim jo vetëm transparencës ndaj konsumatorit, ndaj blerësit, por i shërben pa dyshim edhe gjurmueshmërisë së produktit. Nesër, pasnesër, çdo problem që ky produkt mund të ketë, në raport me konsumatorin, dihet edhe vendi i origjinës dhe kjo i shërben natyrisht edhe Inspektoriatit, për të monitoruar dhe gjurmuar burimin e problemit, nëse ai do të ekzistojë”, tha Panariti. 

Ai garantoi se mbrojtja e konsumatorit nga abuzimi me çmimin e mallit nuk është vetëm një fushatë, por do të jete e mirëoganizuar dhe e strukturuar. ”Mbrojtja e konsumatorit është prioritet absolut i Bashkisë së Tiranës”, tha Panariti./Start/

                                                                                             2011-12-26 14:07
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›