Per inat te pronarit, i shkaterron lokalin
Memaliaj- Inatin ndaj pronarit te lokalit e nxjerr duke i shkaterruar te gjitha pajisjet. Policia e Tepelenes ndaloi mengjesin e dites se djeshme 37-vjecarin Sajmir Lola, banues ne lagjen "Komuna e Parisit", Tirane. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se shtunes, ne lokalin, prone e S. K., banor i qytetit te Memaliajt. Burime zyrtare bene me dije se per nje konflikt te vjeter mes tyre, Lola eshte drejtuar per tek banaku, duke kercenuar te zotin e lokalit. Me pas duke perdorur sende te forta, i dyshuari ka nisur te shkaterroje disa prej orendive dhe pajisjet e lokalit. "Ne inat e siper Lola ka shkaterruar dhe nxjerre jashte funksionit nje sobe pjekje, si dhe orendi te tjera te lokalit", thane zyrtare te policise vendore. Madje mesohet se 37-vjecari ka demtuar edhe nje motociklete e cila ndodhej ne mjediset e lokalit, kurse demi i shkaktuar sipas pronarit kapin vleren e 100 mije lekeve. "Nga hetimet paraprake dyshojme se ngjarje ka pasur si shtyse motivet e dobeta dhe disa grindje te vjetra mes dy personave", tha njeri prej pjesetareve te grupit hetimor. Mbi te ndaluarin Lola rendojne akuzat per veprat penale "shkaterrim prone" dhe "kanosje".
B.Kore
B.Kore