“Romeo dhe Zhulieta” rikthehet online për publikun

Teatri Kombëtar risjell pranë artdashësve në mbarë vendin shfaqjen “Romeo dhe Zhulieta”, tragjedinë më të famshme të Shekspirit.
Kjo shfaqje sikurse edhe shumë shfaqje të tjera, vjen e transmetuar online në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar në Facebook.
“The show must go On”, nisma për të mos humbur kontaktet me publikun në kushtet e pandemisë, këtë herë sjell një ndër shfaqjet më të veçanta të këtij teatri.
Kjo shfaqje është vënë në skenën e Teatrit Kombëtar disa vite më parë dhe në kuadër të rubrikës së nostalgjisë së teatrit vjen kjo vepër e interpretuar nga aktorët e njohur si Margarita Xhepa, Ndricim Xhepa, Eva Alikaj etj.
Kjo ka qenë një shfaqje tejet e vlerësuar nga publiku shqiptar në ato vite dhe ishte një sukses gjithashtu edhe për vizionin regjisorial të regjisorit Dhimitër Pecani.