France hyn ne fuqi ligji kunder ferexhese

Në Francë hyn në fuqi sot ligji anti-ferexhe. Pas më tepër se një viti të mbushur me debate e polemika, pas kalimit në Parlament duke filluar që sot, në Francë ndalohet ferexheja integrale. Aktivistët e mbajtjes së ferexhesë thonë se nuk do t’i binden ligjit, pasi është e drejta e individit të vishet sipas dëshirës. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, ligji bie ndesh me ligjet evropiane, ndërsa zyrtarë të policisë shprehen se bëhet fjalë për një urdhëresë më tepër simbolike dhe se policia nuk ka ndërmend që përmes tij të stigmatizojë muslimanët.