E Diel, 1 Nëntor 2026

Romero, firma e “5”-të e DinamosDinamo realizoi goditjen e pestë në merkaton dimërore. Sulmuesi argjentinas Mario Antonio Romero nënshkroi me kampionët në fuqi deri në përfundim të sezonit 2008-2009

Dinamo realizoi goditjen e pestë në merkaton dimërore. Sulmuesi argjentinas Mario Antonio Romero nënshkroi me kampionët në fuqi deri në përfundim të sezonit 2008-2009. Lajmi u konfirmua nga zyra për shtyp e 17-herë kampionëve. Kontrata ka si opsion edhe zgjatjen e saj të mëtejshme, nëse në përfundim të saj, palët bien dakord për vazhdimin e bashkëpunimit.

PESË GODITJET E MËDHA TË DINAMOS

1. ELIS BAKAJ – Ish-sulmuesi i Partizanit ishte blerja më e bujshme e Dinamos. Shuma e paguar për kartonin e futbollistit të  Shqipërisë A ishte 100 mijë euro. 21-vjeçari Bakaj nënshkroi një kontratë trevjeçare me Dinamon.

2. SABINO PLAKU – Golashënuesi më i mirë i Dinamos në pjesën e parë të sezonit (8 gola) u rikthye te skuadra norvegjeze HamKam që zotëronte edhe kartonin e tij. Presidenti Besnik Sulaj pagoi 60 mijë euro për ta blerë atë.

3. DARIO BODRUSIÇ – Mbrojtësi Dario Bodrusic prishi kontratën me Rijekën (18 ndeshje, 1 gol) dhe do të jetë pjesë e Dinamos. 25-vjecari, i cili ka qenë pjesë e Dinamos kampione të sezonit 2007-2008 (26 ndeshje, 0 gola).

4. RUBEN OSKAR ÇEKO- Sulmuesi 25-vjecar argjentinas nënshkroi për 18 muaj me Dinamon.  Çeko ka dalë nga shkolla e Boca Juniors, ndërkohë që klubi i tij i fundit ishte Persija Jacarta. Shënoi një gol në miqësoret e Dinamos.

5. MARIO ANTONIO ROMERO – Është blerja e fundit e kampionëve në fuqi. Në fakt, u fol se kontrata e tij rrezikohej nga mbipesha, por argjentinasi ia doli të nënshkruante kontratën me Dinamon, me opsion shtyrje edhe për një sezon tjetër.

E Merkure, 28 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›