E Diel, 1 Nëntor 2026

Romney në përpjekje të rigjallërimit të fushatës

Në garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, anketat e fundit tregojnë se Presidenti Barack Obama ka një epërsi modeste ndaj rivalit të tij republikan, ish-guvernatorit të Masachussetsit, Mitt Romney.

Romney po përpiqet ta riorganizojë fushatën pas një periudhe të vështirë dyjavore.

Ai po përpiqej të riparonte dëmin politik, ndërsa fliste me votuesit hispanikë në kanalin televiziv në gjuhën spanjolle, Univision.

“Unë bëj fushatë për 100 për qind të amerikanëve dhe shqetësohem për ta. Shqetësohem për faktin se gjatë katër vjetëve të fundit është bërë më e vështirë për amerikanët”, tha ai

Romney është vënë në pozita mbrojtëse pas publikimit të një videoje të xhiruar fshehtas në një darkë për grumbullim fondesh në maj, ku ai fliste me një ton shpërfillës ndaj përkrahësve të Obamas.

Ai tha se 47 për qind e votuesve do ta mbështesin presidentin pa diskutim, sepse ata varen nga ndihmat e qeverisë dhe e shohin veten si viktima.

“Prandaj puna ime nuk është të shqetësohem për këtë grup. Nuk do të mund t’i bind kurrë se duhet të marrin përgjegjësinë dhe të kujdesen për jetën e tyre”, kishte thënë Romney .

Mundësia më e mirë dhe ndoshta i fundit për forcimin e pozitave të Romneyt, do të jenë debatet e muajit të ardhshëm me Obamën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›