Romney nuk ka të ndalur, paralajmëron fundin e Obamës

Romney arriti fitore në Connecticat, Delaver, New York, Pensilvany dhe Rhode Island.
Konsiderohet se me këtë triumf, ai pothuajse praktikisht e ka siguruar nominimin.
“Pas 43 votimeve paraprake, shumë ditë dhe jo pak net të gjata, mund të them me besim dhe mirënjohje, se ju më keni dhënë nder të madh dhe përgjegjësi serioze. Së bashku me ju ne do të fitojmë me 6 nëntor”, u tha Romney mbështetësve të tij në New Hampshire.
Mendohet se Romney e ka fituar këtë garë, në momentin kur rivali i tij kryesor, Rick Santorum, u tërhoq nga gara më 10 prill.
Romney ka premtuar se do të marrë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barack Obama dhe do t’i japë fund katër viteve të "zhgënjimit".
"Duroni edhe pak”, tha ai. “Një Amerikë më e mirë fillon sonte. Vitet e fundit kanë qenë më të mirat që Barak Obama mund të bënte, por kjo nuk është më e mira që Amerika mund të bëjë. Sonte është fillimi i përfundimit të zhgënjimeve të viteve të Obamës. Ky është fillimi i një kapitulli të ri akoma më të mirë dhe ne do ta shkruajmë atë së bashku", tha Romney.