E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi i kishte paguar reket mafisë

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, nga mesi i viteve të 70-ta i kishte paguar shuma të mëdha mafisë në Sicili, në mënyrë që ai dhe anëtarët e familjes së tij të mos rrëmbeheshin.

Mbrojtja nga Cosa Nostra nuk ka qenë pa pagesë, thuhet në një kumtesë dhe shtohet se Berlusconi ka qenë viktimë e reketit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Berlusconi i ka dhënë mafisë shuma të mëdha të parave”, thuhet në një dokument gjyqësor prej 146 faqe, në të cilin shpjegohet vendimi që të pezullohet procesi gjyqësor kundër Marcelo Del Utrit, një sicilian që ka punuar për Berlusconin.

Organizatat kriminale në Itali gjatë viteve të 70-ta kanë rrëmbyer pasanikët dhe fëmijet e tyre, zakonisht në veri të vendit, me qëllim të përfitimit.

Rasti më i njohur ka qenë ai i John Paul Getit III, nipit të baronit të naftës, John Paul Getit të vjetër, i cili u rrëmbye në qendër të Romës.

Vitorio Mangano, mafioz nga Sicilia, i cili më vonë është dënuar për vrasje, nga mesi i viteve të 70-ta ka jetuar në shtëpinë e Berluskonit në afërsi të Milanos dhe është kujdesur për kuajt. Atëbotë, Berlusconi kishte dy fëmijë të vegjël me gruan e parë.

Berlusconi në vitin 2008 pat theksuar se Mangano është sjellë mirë dhe se ka shoqëruar fëmijët e tij për në shkollë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›