E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen 45 ore me regjistrimet e fundit te Presidentit Xhon F. Kenedi

Biblioteka dhe Muzeu i Presidentit Xhon Kenedi ne Boston publikoi 45 ore me regjistrimet e fundit te Presidentit Xhon F. Kenedi ne zyren ovale qe deri dje ishin sekrete.

Ne regjistrim perfshihet nje bisede qe sot tingellon e frikshme mbi diten kur ne fakt u zhvillua funerali i tij. Duke ju drejtuar ekipit te punonjesve te Shtepise se Bardhe qe po planifikonin orarin e tij te takimeve Presidenti Kenedi thote se 25 nentori i vitit 1963 do te ishte nje dite e veshtire per te pas kthimit nga Teksasi dhe nga Kape Kodi ku ai ishte ne plan  te qendronte.

Ne regjistrim zbulohen hollesi te panjohura me pare nga muajt e fundit te Presidentit te 35-te te Shteteve te Bashkuara si diskutime mbi luften ne Vietnam marredheniet me sovjetiket gara amerikano-sovjetike e hapesires planet per Konventen e Demokrateve te vitit 1964 stratgjia per rizgjedhjen e tij si dhe momente private te Presidentit me femijet e tij.

Kasetat e publikuara jane te fundit nder ato me 260 ore regjistrime te takimeve dhe bisedave private te Presidentit Kenedi para vrasjes se tij ne Dallas me 22 nentor te vitit 1963.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›