E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama paraqet nje plan te ri ekonomik ne fjalimin per gjendjen e vendit

Presidenti amerikan Barack Obama mbajti sot fjalimin e tij te trete per gjendjen e vendit ku prezantoi nje plan te ri ekonomik. Ne fjalimin qe ka nje rendesi te vecante pasi mbahet ne nje vit zgjedhor Presidenti tha se ne rrezik nuk jane vlerat demokrate apo ato republikane por vlerat amerikane. Presidenti Obama e filloi fjalimin e tij me nje ton optimist.

Per here te pare pas 9 vjetesh nuk ka me amerikane qe luftojne ne Irak. Per here te pare ne dy dekada Osama bin Laden nuk perben me kercenim per kete vend. Shume nga zevendesit e tij kyesore jane eliminuar. Talebanet jane dobesuar dhe disa trupa nga Afganistani po kthehen.

Presidenti njoftoi se po prezanton nje plan te ri per nje ekonomi te qendrueshme te mbeshtetur ne prodhimet energjine dhe talentet e punonjesve amerikane dhe tek ajo qe ai e quajti riperteritje te vlerave amerikane. Presidenti u beri thirrje ligjvenesve qe te ndjekin shembullin e trupave amerikane dhe te punojne se bashku per te formuar nje vend qe udheheq boten ne arsim terheq nje brez te ri te prodhimeve te teknologjise se larte dhe me pune qe paguajne mire me nje ekonomi ku puna dhe pergjegjesia shperblehen.

eshtja vendimtare e epokes tone eshte sesi ta mbajme gjalle kete premtim. Asnje sfide nuk eshte me urgjente. Asnje debat nuk ka me shume rendesi. Ne mund te pranojme nje vend ku nje numer i vogel njerezish jane shume te pasur dhe te tjeret mezi ia dalin. Ose mund te riperterijme nje ekonomi ku gjithkush ka nje shans jep kontributin e rij dhe ku rregullat jane njelloj per te gjithe.

Presidenti foli per arritjet e adminstrates se tij ne hapjen e vendeve te punes dhe shkurtimin e deficitit dhe paralajmeroi republikanet ne Kongres se do te luftoje cdo perpjekje per tiu rikthyer nje ekonomie qe ai tha se u dobesua nga transferimi i vendeve te punes jashte Shteteve te Bashkuara huate e keqia dhe dhe fitimet e rreme financiare.

Ai tha se ata qe krijojne vende pune brenda vendit duhet te paguajne me pak taksa. Ai beri gjithashtu thirrje per qe reforme taksash ku amerikanet me te pasur te paguajne aq sa u takon. Ai tha se nese dikush ben mbi 1 milione dollare ne vit nuk duhet te paguaje me pak se 30 per qind taksa.  Persa i takon pavaresise te burimeve energjitike presidenti Obama njoftoi se po e udhezon administraten qe te hape mbi 75 per qind te burimeve te mundshme te naftes dhe gazit ne det. Ai deklaroi se Departamenti i Mbrojtjes do te ndermarre nje nga angazhimet me te medha per energji te paster ne histori. Presidenti foli per rendesine e nje reforme gjitheperfshirese te emigracionit.

Por nese politika e ketij viti zgjedhjesh nuk e le Kongresin te veproje per nje plan te tille le te biem te pakten dakord qe te mos debojme te rinjte e pergjegjshem qe duan te punojne ne laboratoret tona te hapin biznese ta mbrojne kete vend. Me dergoni nje ligj qe u jep shansin te fitojne shtetesine dhe une do ta nenshkruaj menjehere.

Duke folur per Pranveren arabe Presidenti tha se nuk eshte e sigurt se si do te perfundoje ky transformin.

Por per ne rezultati eshte shume i rendesishem. Dhe ndersa I takon popujve te rajonit te vendosin per fatin e tyre ne do te mbrojme ato vlera te cilat i kane vlejtur vendit tone aq shume. Ne nuk do te lejome dhunen apo frikesimin. Ne do te mbrojme te drejtat dhe dinjitetin e te gjithe njerezve gra apo burra te krishtere myslimane apo hebrenj. Ne do te mbeshtesin politikat qe cojne ne demokraci te forta dhe te qenddrueshme dhe tregje te hapura sepse tirania nuk mund ti beje balle lirise.

Duke folur per Iranin zoti Obama tha se Amerika eshte e gatshme te mos e lejoje ate qe te kete ne dore arme berthamore dhe cdo alternative do  te merret ne shqyrtim per te arritur kete qellim.

Presidenti vuri ne dukje ndryshimin mes tij dhe rivaleve te tij republikane te cilet nga ana e tyre e kane kritikuar sot Presidentin per politikat e tij ne takimet e tyre te fushates.

Por Presidenti Obama perdori nje ton pajtues duke cituar Abraham Lincolnin nje president republikan dhe duke thene se asnje nga reformat e duhura per perparimin e  vendit nuk mund te realizohet nese temperatura ne Uashington nuk ulet dhe nese te dyja palet nuk punojne se bashku.

Por ne pergjigjen republikane guvernatori i shtetit te Indianes Mitch Daniels  tha se Presidenti Obama kishte zgjedhur rruget ekstreme me ato qe ai i quajti politika kunder rritjes dhe nje plan per percarjen dhe jo bashkimin e  Amerikes.

Asnje aspekt i presidences se zotit Obama nuk ka qene me i trishtueshem sesa perpjekjet e vazhdueshme per te na percare duke mbeshtetur disa amerikane dhe duke sulmuar te tjere.

Ai tha se gjate tre vjeteve ne detyre te Presidentit Obama gjendja ne vend eshte keqesuar duke permendur papunesine e larte dhe shpenzimet e larta.

Presidenti Obama takoi shume nga anetaret e Kongresit para se te fillonte fjalimin por momenti me emocional ishte kur u takua me demokraten Gabrielle Gifford e cila nje vit me pare u plagos me Tuson te Arizones dhe e cila ka njoftuar se do te jape doreheqjen duke filluar nga Kongresi. Hyrja e saj ne sallen e Kongresit pak para fjalimit ishte nje moment ku si demokratet dhe republikanet shfaqen nje emocion te dukshem.

Fjalimi mbahet ndersa gara presidenciale kete vit eshte e ashper. Analistet politike do te ndjekin me kujdes ndikimin qe do te kete fjalimi tek mbeshtetja per Presidentin Obama. Gara e nentorit do te vendose nese presidenti Obama do te marre nje mandat te dyte apo nese nje nga kandidatet republikane do te marre Shtepine e Bardhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›