Ceremoni emocionale ne Kongresin amerikan per ligjvenesen Gabrielle Giffords

Ligjvenesja Gabrielle Giffords dha sot doreheqjen gjate nje ceremonie emocionale ne Kongresin amerikan. Ligjvenesja Giffords u plagos rende vitin e kaluar kur nje person hapi zjar ndersa ajo po takohej me elektoratin ne shtetin e saj te Arizones.
Ne fjalimin e saj te doreheqjes te lexuar nga nje kolege ligjvenesja demokrate 41 vjecare tha se po largohej nga detyra per tu perqendruar tek gjendja e saj shendetesore por ajo premtoi se do te kthehej serish ne politike.
Ajo shprehu angazhimin per tu rikthyer ne sherbim te shtetit te saj te Arizones. Zonja Giffords mori shume duartrokitje dhe fjale te ngrohta prej kolegeve te saj gjate ceremonise se mbajtur ne sallen e Dhomes se Perfaqesuesve.
Udheheqesja e opozites demokrate ne Dhomen e Perfaqesuesve Nancy Pelosi e quajti zonjen Giffords yllin me te ndritshem qe Kongresi ka pare ndonjehere. Udheheqesi i shumices republikane Tim Cantor tha se kurajua dhe forca e ligjveneses Giffords i sherben si burim frymezimi tee gjithe anetareve te Dhomes se Perfaqesuesve si dhe te gjithe amerikaneve.
Pas ceremonise duke marre vendimin e saj te fundit zyrtar si anetare e Dhomes se Perfaqesuesve te Shteteve te Bashkuara para doreheqjes dha voten e saj per nje ligj per te cilin ajo kishte qene nje nder nismetaret dhe i cili vendos masa me te ashpra ndaj kontrbandisteve qe transportojne droge nepermjet kufirit midis Meksikes dhe Shteteve te Bashkuara duke fluturuar ne lartesi te uleta me mjete fluturimi te vogla. Ligji u miratua unanimisht.