E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney zyrtarisht rival i Obamës

Mitt Romney ka fituar zgjedhjet paraprake të republikanëve në Texas dhe delegatët e nevojshëm, për të siguruar emërimin e partisë së tij si pjesëmarrës në garën për President të SHBA-së në nëntor.

Me 1.086 delegatë, Romneyt i nevojiteshin vetëm 58 për të kaluar kufirin e 1.144 delegatëve për nominimin. Texasi jep 152 delegatë në mënyrë proporcionale.

Në një deklaratë, Romney tha se ai ishte i nderuar për fitoren.

Pavarësisht fitores, ai ka qenë kandidati i supozuar prej disa javësh, pasi rivalët e tij u tërhoqën ose pezulluan fushatat e tyre.

Ai do të sfidojë Presidentin aktual, Barak Obama për Shtëpinë e Bardhë në nëntor.

Sondazhet tregojnë se Romney është në një garë shumë të ngushtë me Obamën.

Delegatët janë të domosdoshëm për të caktuar zyrtarisht Romneyn si kandidatin Republikan në fund të gushtit, kur partia të mbajë konventën e saj kombëtare në Tampa, në Floridë.

Mitt Romney do të bëhet i pari kandidat mormon që synon Shtëpinë e Bardhë, madje ai tejkaloi të atin e tij, George Romney, ish-guvernatorin e Michiganit, që kandidoi pa sukses për nominimin republikan në vitin 1968.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›