Romni: Natyrisht, edhe unë do ta vrisja Bin Ladenin

Kandidati republikan që po garon për të marrë nominimin për president Mit Romni, tha se edhe ai do të kishte urdhëruar një sulm ushtarak në kompleksin e Osama Bin Ladenit, duke hedhur poshtë ato që ishin deklaruar nga pjesëtarët e fushatës së presidentit Barak Obama.
Në kuadër të fushatës në Nju Hempshajër, Romni tha "natyrisht, natyrisht", kur u pyet nga gazetarët nëse ai do të kishte bërë thirrjen e njëjtë të guximshme siç e kishte bërë Obama për të hequr udhëheqësin e Al-Kaidës.
Më herët, këshilltari i fushatës së Romnit, Robert Gibs i tha NBC-së se Romni "nuk do të bënte një gjë të tillë" dhe mendonte se vendimi i Obamës " ishte qesharak".
Obama, shënon sot edhe përvjetorin e parë të sulmit të forcave të SHBA-së në kompleksin e Bin Ladenit në Pakistan.
Fushata e tij ka prodhuar një reklamë politike që pyet "Cilën rrugë do të merrte Mit Romni?”