Romni fiton në Nevada, forcon pozitat
SHBA- Ish-guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni, forcon pozitat si kryesuesi i garës së republikanëve pas fitores në Nevada, për t’iu kundërvënë Presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.
Kjo fitore vjen në më pak se një javë pas fitores së zotit Romni në Florida. Në Nevada, Romni fitoi më shumë se 40 përqind të votave, duke avancaur me një përqindje dy shifrore ndaj kandidatit pasues. Tani që qendrat e votimit janë mbylluar, ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Njut Gingriç dhe kongresisti nga Teksasi, Ron Pol, janë në betejë për vendin e dytë, të pasuar nga ish senatori i Pensilvanisë, Rik Santorum.
Dje Rik Santorum bëri fushatë në Kolorado, ndërsa Ron Pol u përqendrua në Minesota, ku do të mbahen zgjedhjet e kandidatit të martën. Fushata e Mit Ronmit i drejtohet tani shtetit perëndimor të Kolorados, para mbajtjes atje të votimeve të martën.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)