Romni fiton pesë shtete, zotohet se do të largojë Obamën

Duke folur menjëherë pas publikimit të fitores në pesë shtete, Romni tha se tashmë po fillonte një fushatë e re, duke lajmëruar kështu fillimin e rrugës për në zgjedhjet e nëntorit.
“Mbahuni edhe pak. Një Amerikë më e mirë fillon sonte”, tha ai. Romni fitoi dje lehtësisht zgjedhjet primare në pesë shtete amerikane, në Konektikat, Delauare, Nju Jork, Pensilvani dhe në Rodhe Island.
Me këto fitore, Romni arrin në kuotën e 844 delegatëve, Rik Santorumi i tërhequr nga gara ka 260 delegatë, Gingrich ka 137 dhe Ron Paul ka 79 të tillë. Të gjithë delegatët republikanë do të mblidhen në një konventë në muajin gusht, ku edhe do të zyrtarizojnë sfiduesin e Presidentit Obama për zgjedhjet e nëntorit.
Romnit i duhen 1144 delegatë për të siguruar zyrtarizimin. Nuk parashikohet që Romni të hasë pengesa në arritjen e këtij objektivi teksa që prej mbrëmjes së djeshme ai e ka kthyer timonin e fushatës së tij nga brenda partisë, në përballjen me Obamën./Start/F. P/
2012-04-25 12:54