Ukraina: Timoshenkon nuk e kanë rrahur në burg

Timoshenko e cila po vuan dënimin në burg ka thënë se është sulmuar teksa transportohej për një ekzaminim në spital të Premten.
Avokatët e saj mbrojtës thonë se që prej asaj kohe Timoshenko është futur në grevë urie.
Menjëherë pas raportimeve ka reaguar Gjermania, e cila i përshkroi sulmet si diçka të papranueshme, gjithmonë nëse janë të vërteta.
Dënimi i Timoshenkos për një marrëveshje gazi me Rusinë është dënuar nga të gjitha shtetet perëndimore si diçka e papranueshme.
Ish-udhëheqësja e “Revolucionit Portokalli” në Ukrainë ka akuzuar Presidentin aktual, Viktor Janukoviç, ish-armikun e saj politik, se po kërkon të hakmerret pasi çështja e saj ka lënë në hije bisedimet për bashkëpunim mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian./Start/F. Prroni/
2012-04-25 16:19