Sarkozy mohon marrëveshjen me të djathtën ekstreme

Sarkozy dhe rivali i tij socialist, Francois Hollande, u kualifikuan në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por Len Pen, e cila u rreshtua në vendin e tretë, fitoi gati 18 për qind të votave.
Në prag të balotazhit, i cili do të zhvillohet më 6 maj, Sarkozy është përballur me trysni nga radhët e kampit të tij që t’ia shtrijë dorën Le Penit, në mënyrë që të mposhtë Hollandenë.
“Duhet të bisedojmë për atë 18 për qind të votuesve, të cilët kanë votuar për Le Penin. Nuk mendoj se janë këta njerëz me ide ekstreme të djathta. Nuk mendoj se është gabim, kur populli shpreh vullnetin e vet. Megjithatë, nuk dëshiroj në qeverinë time ministra nga radhët e Frontit Kombëtarë, nuk e kemi dëshiruar kurrë këtë”, tha Sarkozy.
Megjithatë, Sarkozy e di se votuesit e Le Penit do të përcaktojnë fituesin në balotazh.