E Shtunë, 31 Tetor 2026

Allen:Tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, sipas planit

Komandanti i lartë amerikan në Afganistan, Xhon Allen, tha se tërheqja e forcave të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, e paraparë deri në fund të vitit 2014, po bëhet sipas orarit.

Gjatë raportimit së tij në Komitetin e Shërbimeve të Armatosura në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit, gjenerali Allen tha se koalicioni ndërkombëtar po e dorëzon përgjegjësinë për siguri te forcat afgane, përkundër të shtënave të një ushtari amerikan, nga të cilat u vranë 16 civilë, dhe trazirave aktuale për shkak të djegies së kopjeve të Kuranit nga forcat e Shteteve të Bashkuara.

Ai ka theksuar se 13 trupa të NATO-s janë vrarë deri tani këtë vit në Afganistan në sulmet e “brendshme” nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Afganistanit.

Sipas gjeneralit Allen, Irani fqinjë “po vazhdon ta mbështesë kryengritjen afgane dhe ta nxisë flakën e dhunës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›