E Diel, 1 Nëntor 2026

Romni zemëron palestinezët: E papranueshme deklarata për Izraelin

Deklarata e kandidatit të mundshëm republikan për president të SHBA-së, Mit Romni se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit është “plotësisht e papranueshme”, ka thënë shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erekat.

Romni, i cili qëndroi për një vizitë në izrael gjatë fundjavës, tha se “është gjithnjë përvojë inspiruese dhe e prekshme të jesh në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit”.

Derisa qeveria e Izraelit ka selinë në Jerusalem dhe këmbëngul se qyteti është “kryeqytet i pandarë”, pjesa tjetër e botës nuk e pranon këtë pozicion të Izraelit dhe ambasadat e huaja janë të vendosura në ose afër Tel Avivit.

E përditshmja palestineze al-Quds citoi Erekatin të ketë thënë se komentet e Romnit “refuzohen dhe dënohen nga palestinezët, sepse ato dëmtojnë procesin e paqes dhe zgjidhjen për dy shtetet”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›