Rumani, dështon referendumi për largimin e Presidentit

Sipas kushtetutës rumune, nëse në referendum nuk marrin pjesë mbi 50 për qind e votuesve, ai quhet I pavlefshë. Në referendumin e djeshëm, pjesëmarrja ishte 45.92, njoftoi sot Zyra Qendrore rumune e Zgjedhjeve.
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i pezulluar rumun, Basesku, tha se ''qytetarët rumunë refuzuan një grusht shteti nga maxhoranca e qendrës së majtë''.
Ndërkohë, kryeministri socialdemokrat rumun, Victor Ponta, njohu sot dështimin e përpjekjes për largimin e rivalit të tij, Presidentit të qendrës së djathtë, Traian Basesku dhe u shpreh i vendosur të mbrojë rumunët nga Basescu në të ardhmen.
"Ai do të qëndrojë në Cotroceni, pallati presidencial, por nuk do të ketë asnjë legjitimitet'', deklaroi Ponta për gazetarët duke nënvizuar se miliona zgjedhës kanë votuar në mbështetje të largimit të presidentit.
"Çfarë do të bëjmë? Duhet të mbrojmë rumunët që kanë votuar pro largimit të tij'', tha ai duke shtuar se "duhet të largojmë paragjykimet e krijuara për rumunët nga prania e Basesku dhe përfituesit rreth tij''.
2012-07-30 11:31