E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal bankar, Irani dënon me vdekje 4 persona

Një gjykatë në Teheran ka dënuar me vdekje katër persona në lidhje me skandalin më të madh bankar në Iran, ka bërë me dije kryeprokurori.

Agjencia e lajmeve IRNA tha se verdikti u mor pas një procesi gjyqësor kundër 39 të dyshuarve që filloi në muajin shkurt.

Shuma e parave të keqpërdorura vlerësohej të jetë 2.6 miliardë dollarë në vit.

"Sipas vendimit, katër persona janë dënuar me vdekje", tha kryeprokurori Golam Hosein Mohseni Eje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›