Greqia përfshihet nga zjarre të fuqishëm

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja greke “Ekathimerini”, e cila sqaron se në shpatet e malit Olimp, në
Halkidhiqi, në gadishullin e Peloponezit dhe në rrethinat e qytetit të Janinës, në Greqinë
Perëndimore, kanë shpërthyer zjarre të reja gjigante.
Zjarret në rajonin e Kasandras, në Halkidhiqi, kanë pasur si shkak mbeturinat, ndërsa zjarret e tjera janë malore.
Ndërkohë, pjesërisht janë vënë nën kontroll dy zjarre, një në rajonin e Korinthit, ndërsa i dyti në ishullin e Kretës, ku zjarret kanë shkatërruar të mbjella dhe kanë shkaktuar dëme ndaj ndërtesave dhe shtëpive.
Stacioni meteorologjik grek njofton se temperaturat në mabarë vendin gjatë ditës së sotme do të shkojnë 42 gradë celsius./Start/
2012-07-30 14:25