E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romni, zyrtarisht kandidat për president i SHBA

Republikanët kanë nominuar zyrtarisht Mit Romnin për president në Konventën e tyre Kombëtare, që po zhvillohet në Tampa të Floridas.

Ish guvernatori i Masaçusetsit do te sfidojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Romni kaloi  dje pragun prej 1 mijë e 144 votave të nevojshme për të siguruar nominimin nga partia e tij.

Delegatët republikanë nga shtetet dhe territoret e Shteteve të Bashkuara gjithashtu nominuan kongresistin Pol Rajan për kandidat për nënpresident.

Ne ceremoni ka qene dhe zonja Ann Romni, e cila përshkroi jetën e saj 44 vjeçare përkrah bashkeshortit  dhe tha se atyre iu desh të përballeshin me vështirësitë e jetës që kur ishin shumë të rinj.

Ajo foli për cilësitë e tij si njeri, si bashkëshort, si biznesmen dhe si udhëheqës. Ajo e vuri theksin sidomos te ai që ajo e quajti suksesi personal i kandidatit presidencial në fushën e biznesit, për të cilin ka patur kritika nga demokratët dhe në media.

Ky është njeriu për të cilin ka nevojë Amerika. Ky është njeriu që zgjohet çdo ditë me vendosmërinë për të zgjidhur problemet që të tjerët thonë se nuk zgjidhen dot, tha ajo.

Ajo krijoi mjaft emocione në sallë kur tha se i premtonte solemnisht popullit amerikan se Romni nuk do të dështojë, duke nënkuptuar qartë atë që republikanët e quajnë dështim të presidentit Obama.

Ju mund të keni besim te Mit Romni. Ai është njeriu që e do me zemër Amerikën. Ai do të na bëjë të jetojmë më mirë. Jepjani atij këtë rast, jepjani Amerikës këtë rast, tha ajo. Çifti Romni ka 5 fëmijë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›